Puyol: Messi mund të luajë deri në moshën 38-vjeçare
18 shkurt 2020
| 11:42
Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol, ka thënë se Leo Messi mund të luajë deri në moshën 38-vjeçare, pasi e ka potencialin për ta bërë këtë gjë.
Argjentinasi gjatë këtij sezoni ka realizuar 14 gola dhe 12 asistime në La Liga, çka po e dëshmon se vitet për të momentalisht janë vetëm numër. “Messi është 32-vjeçar dhe një lojtar që kujdeset aq shumë për veten sa mund të luajë deri në moshën 38-vjeçare’’, u shpreh ish-reprezentuesi i Spanjës.
“Pse duhet ta mendojmë Barçën pa Messin kur ai është ende aty. Ne duhet të fitojmë sa më shumë përderisa e kemi atë në skuadër”, ka shtuar Puyol.