Puyol thotë se Messi mund të qëndrojë në Barcelonë
12 tetor 2020
| 14:15
Lionel Messi po ndihet i motivuar në Barcelonë dhe mund të qëndrojë edhe shumë vjet të tjera në Camp Nou, sipas Carles Puyol.
Ish-kapiteni i Barcelonës beson se superylli argjentinas mund të bindet për të qëndruar. “Së fundmi ai tha se është i motivuar dhe se dëshiron të fitojë, prandaj ne shpresojmë se ai do të vazhdojë me ne edhe për shumë vjet të tjera”, ka deklaruar Puyol, duke shtuar se ai dëshiron që Messi të qëndrojë në Barcelonë.
“Si çdo tifoz tjetër, as unë nuk dua që Messi të largohet, por ky është futbolli. Në fund ai vendosi të qëndrojë”, ka deklaruar Puyol.