Puyoli i tronditur me pensionimin e Piques
Ish-kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol e ka pranuar se pensionimi i Gerard Pique është një tronditje.
Pique do të varë këpucët në gozhdë në ndeshjen e fundjavës në Camp Nou, ku Barcelona e pret Almerian.
Vendimi i 35-vjeçarit spanjoll ka befasuar të gjithë pasi nuk është përfolur më herët. I befasuar ka mbetur edhe ish-bashkëlojtari i tij, partneri i mbrojtjes te Barcelona dhe Spanja, Carles Puyol.
“Faleminderit për gjithçka Geri. Jam në shok. Shumë kanë qenë të padrejtë me ju, pak kanë mbrojtur fanellën e Barçës si ju”.
“Mund të them gjithmonë se kam luajtur përkrah jush, ishte një privilegj. Të dua mik”, ka shkruar Puyol në profilin privat në Twitter.
Gràcies per tot, Geri. Estic en shock. S’ha sigut molt injust amb tu, pocs han defensat la samarreta del Barça com tu ho has fet. Sempre podré explicar que vaig jugar al teu costat, un privilegi. T’estimo amic.❤️ pic.twitter.com/MweMaUnaXD
— Carles Puyol (@Carles5puyol) November 3, 2022