Puyoli: Pique, mbrojtësi më i mirë në botë

14 prill 2019 | 13:49

Ish-kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol ka bërë një bilanc mbi temën se kush janë mbrojtësit më të mirë në qarkullim. Nuk ka surpriza nga spanjolli pasi më të mirin zgjedh shokun e tij te Barcelona dhe Spanja, Gerard Pique.

Kjo dyshe ishte protagoniste në triumfin e Kupës se Botës në vitin 2010. Gjithashtu edhe te Barça, ku bashkë fituan dy Liga të Kampionëve dhe katër La Liga. Puyol në intervistën për “Marca” e vendos Piquen më lart se Van Dijk, Ramos apo De Ligt.

“Pique, pa dyshim. Po, është më lart se Ramos. Van Dijk ka shpërthyer dhe De Ligt po del në skenë, por nuk mendoj se duhet të jenë në nivelin e një mbrojtësi, që ka fituar aq shumë sa Pique”, ka thënë Puyol. Më pas gazetarët e shtynë e atë të bënte një krahasim mes Pike dhe vetes së tij.

“Po është më i mirë se unë. Ai është më i miri në botë. Është çelësi i Barcelonës në gjithçka. Bën një punë fenomenale për ekipin. Është një lider i madh”, ka shtuar Puyol.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Juventusit, Andrea Barzagli ka njoftuar se në fund…