Puyoli refuzon Barçën
26 shtator 2019
| 13:45
Ish-kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, ka refuzuar mundësinë e ribashkimit me skuadrën tij si menaxher i përgjithshëm në vend të Pep Segura, i cili u largua në korrik.
Presidenti Josep Maria Bartomeu, ka thënë këtë muaj se po shpresonte të bindte Puyolin që të rikthehej në ‘Camp Nou’, ku ai luajti përgjatë gjithë karrierës së tij, mes viteve 1999-2014.
“Pasi u mendova shumë për këtë, vendosa të mos e pranojë ofertën e klubit. Nuk ishte një vendim i lehtë”, ka thënë Puyol. “Unë gjithmonë kam thënë se do të doja të kthehesha në vendin që e konsideroja si shtëpinë time, por projektet e ndryshme personale, në të cilat gjendem në këto momente, do të më ndalonin të jepja përkushtimin ekskluziv që ky rol e meriton”, ka shtuar Puyol.