Hajdari i PDK-së: Të pangopur e të paskrupullt, tash po manipulojnë e vjedhin edhe në grurë e në vaj
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Petrit Hajdari, ka reaguar pas publikimit të incizimeve për aferën e grurit në rezervat shtetërore.
Hajdari përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për vjedhjen e grurit dhe të vajit.
“Të pangopur e të paskrupullt, tash po manipulojnë e vjedhin edhe në grurë e në vaj. A nuk është ironike? Pikërisht në periudhën e inflacionit rekord, rënies rapide të fuqisë blerëse që çdo ditë reflektohet në shportat tona, qeverisë i del skandali i vjedhjes dhe atë në produkte esenciale si gruri e vaji. Të padijshëm për të qeverisur, të lodhur nga kritika e arsyeshme qytetare, e të humbur nga skandalet që po u dalin çdo ditë, qeveria i ngjan kafshës që, në ngordhje e sipër, jep shqelmat e fundi”, ka shkruar ai.
Ai ka kërkuar përgjegjësi nga ekzekutivi për mos ardhjen e vajit dhe grurit në Kosovë.
“Prandaj godet opozitën. Prandaj godet mediat. Prandaj godet partnerët.Por, një gjë s’po ua zë goja: ku është vaji? Ç’u bë me grurin dhe pse iu bë gjithë ai presion zyrtarëve që të nënshkruanin përkundër ligjit e përkundër detyrave të punës. Çka po fshehin hajnat e bukës? Hajninë, padyshim”, ka thënë Hajdari.
Postimi i plotë: