Pyet Gruda i PDK-së: Çfarë nëse ministrja Haxhiu i ka zhdukur provat për Astrit Deharin?
Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka folur rreth zhdukjes së provave të rastit Dehari.
Gruda ka thënë për aq kohë sa ministrja Haxhiu është në detyrë nuk i beson hetimeve. Por ai ka përmendur edhe disa hipoteza duke thënë se çfarë nëse vetë ministrja i ka zhdukur provat?
“Duhet të jap dorëheqje sepse ky rast i zhdukjes së provova duhet të hetohet deri në fund. Nuk mundet të hetohet përderisa ajo është në detyrë, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur në kohën e saj sepse nuk ka pavarësi në hetim. Asnjë rezultat i këtij hetimi nuk e bind askënd. Unë nuk i besoj asnjë rezultati të këtij hetimi përderisa ajo është ministre, nuk e kam asgjë personale. Kjo ministre e drejtësisë sa është aty nuk ka hetime të pavarura. Sepse në opinion ngrihen edhe hipoteza të tjera. Çfarë thoni ju për hipotezën që e dëgjova që e tha dikush se mund t’i ketë zhdukur vet më qëllim ministrja. Por çfarë nëse ministrja i ka zhdukur vet provat? Njerëzit kanë të drejtë të ngrehin këto pyetje. Për sa kohë është ajo ministre është pengim në hetime”, ka deklaruar Gruda në “Politiko” në “Kanal10”.