Pyet Naim Maloku: S’ka liberalizim të vizave as në vitin e ardhshëm, a?
26 tetor 2018
| 08:35
Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka dhënë kritika për pushtetin aktual.
Ai thotë se nuk ka çka pritet nga një pushtet kur të dyshuarin e dhomës së dëshmive e bën drejtor të policisë dhe të AKI-së.
Postimi i plotë i tij:
S’ka liberalizim të vizave as në vitin e ardhshëm a?
E çka keni pritë nga një pushtet që:
Të dyshuarin kryesor për vjedhjen e dhomës së dëshmive e bënë Drejtor të Policisë dhe të AKI-së?
Tani intervistohen, maltretohen dhe mbesin pa karierë në polici, ndoshta edhe pa punë dhe të rrezikuar për jetët e tyre, policët që guxuan të kapin duke trafikuar drogë djalin e shefit, hiq më pak se, të AKI-së.
A qytetarët fajtor, prap, a?