“Pyete shefin”, Haxhiu: Kusari-Lila është veç ndërmjetësuese, është veprim serioz kunder shtetit

09 tetor 2024 | 23:04

Për audio-incizimet e Mimoza Kusari-Lilës, publikuar sot, gazetari Baton Haxhiu, tha se ajo është një ndërmjetësuese.

Haxhiu në “Pressing”, tha se personi që vendos për ndërmjetësimin është kryeministri Albin Kurti.

Këtë e bazoi edhe në një pjesë të përgjimit ku thuhet se “duhet ta pyes”, dhe “pyete shefin”.

“Ajo që une në përgjim e lexova para se të vija në emision, kishte një fjali shumë interesante. Duhet ta pyes, ose ai i thoshte pyete shefin tënd. Kjo realisht tregon që është vetëm një ndërmjetësuese në mes të njeriut i cili vendos si duhet të negociohet dhe duhet të ndërmerr”.

“Si është e mundur që këta ndërtojnë një rrëfim për të kacafytur PDK-në dhe veteranët e luftës. Kjo ishte shokuese. Ky veprim është serioz kundër shtetit”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua është sulmuar nga qentë endacakë në oborrin e…