Pyetje publike shokut Albin Kurti!
Shkruan: Hisen Berisha
Krejt javën e kaluar shtetasit e Republikës së Kosovës janë traumatizuar nga rastet e të prekurve nga Covid-19, vdekjet si dhe raportet e policisë së Kosovës për gjobat ndaj shtetasve të përkatësisë kombëtare shqiptare për mosmbajtjen e maskave.
Pse shoku kryeministër, qeveria huaj nuk e shtrinë sovranitetin qeverisës në veri të Republikës së Kosovës e të dënoni edhe atje qytetarët që nuk respektojnë urdhrin e Qeverisë për mbajtjen e maskave në ambiente publike?!
A është kushtetuese urdhëresa qeveritare që dënon vetëm shtetasit e përkatësis kombëtare shqiptare?
E radhës, dje në Cetinje, në një ceremoni zyrtare u kërkua kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë!
Qeveria edhe ti shoku Albin, jeni strukur në thellësinë e mashtrimit tuaj.
A s’ju ka mbetur aq trimëri sa të largoheni në drejtim të pa ditur dhe ta çlironi Republikën e sakrificës kombëtare të Kosovës, nga tradhtia, mashtrimi dhe plaçkitja përmes arsyes për mbrojtje nga Covid-19?