Pyetjet e Javës: Pse deputetët e Kosovës nuk përdorin transportin publik?

25 shtator 2024 | 13:08

Shkruan: Astrit Gashi

A mendoni se ky distancim nga mjetet e udhëtimit publik krijon një ndjesi të shkëputjes mes tyre dhe qytetarëve të zakonshëm?
Shpesh ky është objekt kritikash, pasi tregon privilegjet që deputetët mund të kenë në krahasim me popullin e thjeshtë.
Pse deputetët e Kosovës shpesh bëjnë jetë që duket e distancuar dhe e largët nga ajo e qytetarëve, duke krijuar një perceptim sikur jetojnë në luks të panevojshëm? A nuk duhet ata të prekin realitetin e përditshëm të qytetarëve dhe të ndjejnë problemet me të cilat ballafaqohen shumica?
Deri kur populli ynë duhet të presë që përfaqësuesit e tij të jenë vërtet të përkushtuar për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve dhe jo vetëm për të përfituar nga pozitat e tyre? Vetëdijesime për rëndësinë e zgjedhjes së përfaqësuesve që veprojnë në interes të publikut është thelbësor për të ardhmen e vendit dhe mirëqenien tonë kolektive.
Ne dëshirojmë të jemi pjesë e Evropës, por pse nuk veprojmë si ata? Në shumë vende të Evropës, deputetët përdorin transportin publik, duke u bërë më të afërt me qytetarët dhe problemet e tyre. Pse të mos e ndjekim këtë shembull?
(Me këto pyetje filloj fushatën asnjë votë për atë që se prek dorën tende)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak se i akuzuari Shukri Buja ka munguar për…