Pykat serbe me pushkë të Xhafer Devës
Shkruan: Ragip Shala
Kohëve të fundit e tërë propaganda serbe: diplomacia, mjetët e komunikimit masiv, institutet shkencore etj, janë mobilizuar ta gozhdojnë Republikën e Kosovës pos “krimëve” ndaj serbëve edhe për “antisemitizëm”. Kësaj radhe propaganda serbe trumpeton për “krimet” e Xhafer Devës ndaj serbëve dhe hebrenjëve gjatë LDB-së në Kosovë. Beogradi me këtë propagandë mjeshtërisht në njërën anë gozhdon Kosovën, në anën tjetër, në arenën ndërkombëtare, sidomos në Izrael dhe komunitetin hebre në SHBA, ka arritur t’i “zgidhë duart” e Serbisë për ofensivë diplomatike kundër Kosovës. “Vrasja” e serbëve nga pushka e Xhafer Devës ka egzalltuar “djathëtistët” e Kosovës për “patriotizmin” e Xhafer Devës, pavarësisht mercenarizmit kuisling të tij. Egzaltizmi i “djathtistëve” kosovarë ka kulmuar me projektin për meremetimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë, madje u propozuan edhe mjete financiare nga institucionet qeveritare të Kosovës?! Meremetimi i shtëpisë, propagandës serbe i sherbeu si “qershi mbi tortë” për “antisemetizmin” dhe “krimet” ndaj serbëve gjatë LDB-së në Kosovë.
Pushka e Xhafer Devës, vërtetë ishte vrasëse, por nuk ka vrarë as serbë, as hebrenjë, por ka vrarë vetëm shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë.
Kuislingu Xhafer më 1930 kur po ndërtonte shtëpinë e tij me “dozvollë” të N.Pashiqit, Arbëria e Vogël: Galica, Mikushnica, Luboveci ishin rrafshuar për tokë, nga ushtria dhe gjandarrmëria serbe, por pavarësisht terrorit serb, pushkët e lëvizjes guerile (kaçke) për lirinë e Kosovës nuk ndaleshin. Mund të ketë krisur edhe pushka e Xhaferit në atë kohë, por jo kundër ushtarëve dhe gjandarëve serbë, por në ndojnë zijafet të “pobratimëve” të tij.
Pushka e Xhaferit ka krisur edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore por nuk ka vrarë partizanë apo çetnikë serbë, por vetëm antifashistë shqiptarë. Si ministër fashist në Shqipëri ishte protagonist i masakrës së 4 shkurtit 1944 në Tiranë pastaj edhe i maskarës në kampin e përqendrimit në Prishtinë. Si nuk rastisi të vritej nga pushka e Xhafer Devës as një serb, apo hebre në kampin përqendrimit në Prishtinë, por të gjithë qëlluan vetëm shqiptarë?!
Pas fitorës së antifashistëve në Shqipëri, Xhafer Deva është arratisur në Austri duke kaluar mes përmes Serbisë, me veturën e tij personale pa as edhe “një therrë në kambë”. Meqë pushka e tij paska “vrarë” serbë si ishte e mundër kjo?!
Gjatë luftës së ftoftë, Xh. Deva ishte në krye të operacinëve për vite të tëra “çlirimtare” kundër “komunizmit” në Shqipëri.
Komuniste ishte edhe RSFJ-ja, por ai nuk shkrepi as edhe një plumb për ta “çliruar” RSFJ-në prej “komunizmit”, apo për ta “çliruar” Kosovën prej okupimit jugosllavë. Përkundrazi në tërë operacionet e tij “çlirimtare” kishte komandantë gjeneralët e APJ-së në krye me Aleksandër Rankoviqin dhe Titon. Xhafer Deva ishte vrasës, kriminel, icili përgjaku Shqipërinë gjatë LDB-së, përgjaku edhe gjatë luftës së ftoftë, madje edhe me Dinar, dhe konstruksione të gjeneralve të Beogradit.
Heshtja e mekanizmave shkencorë, politikë, diplomatikë të Republikës së Kosovës karshi luftës speciale serbe për gjoja “antisemitizmin” dhe “krimet” e Xh. Devës ndaj hebrenjëve dhe serbëve është për alarm…