Pylli i Arinjve Prishtina njofton se ka ngordhur ariu i tyre i veçantë “Kasandra”
“Pylli i Arinjve Prishtina” përmes një njoftimi në ‘facebook’ kanë njoftuar për ngordhjen e një ariu. “Kasandra” siç njoftojnë nga Pylli i Arinjeve kishte shfaqur kohëve të fundit probleme shëndetësore dhe pas trajtimit nga veterinerë gjendja e saj fillimisht ishte përmirësuar.
Por, siç bën të ditur njoftimi, “Kasandra” sot është gjetur e ngordhur në kafazin e saj, meqë nga veterinerët ishte konstatuar se vuante nga kanceri që i ishte përhapur në organet e brendshme.
“U prefsh ne paqe Kasandra! Ne ende nuk mund ta besojmë se je larguar, edhe pse në zemrat tona historia dhe trashëgimia yte do të jetojnë përgjithmonë “, kanë shkruar nga Pylli i Arinjve Prishtina.
Postimi i plotë:
Kasandra e bukur na ka lënë zemërthyer, pasi e gjetëm papritur të pajetë në strofullin e saj. Kohët e fundit ajo kishte shfaqur shenja shqetësuese. Pas trajtimit nga veterinerët tanë, gjendja e saj fillimisht u përmirësua. Megjithatë, vetëm pak ditë pasi kishte filluar trajtimi, ajo u gjet e pajetë nga kujdestarët e saj. Rezultatet e analizave zbuluan se Kassandra vuante nga kanceri që ishte përhapur në disa organe të brendshme.
Kasandra ishte braktisur plotësisht nga pronari i saj i mëparshëm, pasi ai kishte mbyllur restorantin e tij. Kafazi i saj ishte i vogël dhe nuk ofronte asnjë strehë nga moti i keq. Ajo ushqehej herë pas here nga dashamirët e kafshëve. Një kopje e kafazit të saj u ndërtua dhe sot kur vizitoni strehimoren tonë, mund ta shihni se në çfarë kushtesh kishte jetuar Kassandra për shumë vite.
U prefsh ne paqe Kasandra! Ne ende nuk mund ta besojmë se je larguar, edhe pse në zemrat tona historia dhe trashëgimia yte do të jetojnë përgjithmonë.