PZAP gjatë ditës vendos për ankesat e partive politike
26 janar 2021
| 09:27
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) këtë të martë do të marrë një vendim lidhur me ankesat e subjekteve politike për moscertifikimin e listave me kandidatët për deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Këtë për KlanKosova.tv e konfirmoi kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku.
“Sot gjatë ditës vendosen rastet dhe do të publikohen”, tha Desku.
Ditë më parë Desku ka bërë të ditur se në total janë dorëzuar nëntë ankesa nga subjektet politike, që lidhen kryesisht me moscertifikimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit.