PZAP-i dënon LV-në me 3 mijë euro, shkak gjuha e përdorur nga Kurti në tubimin në Pejë
16 janar 2025
| 11:15
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar Lëvizjen Vetëvendosje me 3 mijë euro për shkak të gjuhës së përdorur nga kryeministri Albin Kurti në tubimin e këtij subjekti politik në Pejë.
Sipas PZAP-së ankesa është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilët kanë akuzuar Kurtin se ka shkelur kodin e mirësjelljes.
Ndërsa PZAP-i e ka konsideruar pjesërisht të bazuar ankesën e LDK-së duke dënuar LV-në me 3 mijë euro të cilat duhet t’i paguajë në një afat prej 15 ditësh.