PZAP-i e hedh si të palejuar ankesën e LV-së për një baner në Skenderaj

06 shkurt 2025 | 12:09

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i kryesuar nga gjyqtari Ramush Bardiqi, ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LV) ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) lidhur me vendosjen e një baneri në Skenderaj, gjatë fushatës zgjedhore.

Ankesa e LV-së, e cila pretendonte se PDK-ja kishte shkelur Kodin e Miresjelljes për Subjektet Politike dhe kandidatë është refuzuar pas shqyrtimit të detajuar të provave dhe dokumenteve të paraqitura.

Paneli ka konstatuar se ankesa e LV-së ishte e pa lejuar, duke e cilësuar si një ankesë të përsëritur, pasi për të njëjtën çështje ishte vendosur më parë nga PZAP në një vendim të ngjashëm.

Sipas panelit, baneri në fjalë ishte vendosur në përputhje me Ligjin, duke paraqitur një kontratë të lidhur mes kandidatit të PDK-së, Xhevahir Geci, dhe një kompanie reklamuese për shfrytëzimin e hapësirës publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas eliminimit nga “BBVA”, Jozi duket se I ka renë…