PZAP-i hedh poshtë ankesën e koalicionit Nisma-AKR-PD për votat e ardhur nga Serbia
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), në seancën e mbajtur sot ka hedhur poshtë ankesën e koalicionit Nisma-AKR-PD, të cilët kanë kërkuar nga PZAP-i të anulojë rezultatin në tërësi të numërimit të votave të ardhur nga Serbia.
Paneli po ashtu ka hedhur poshtë ankesën e Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), që ka kërkuar rinumërim të 198 vendvotimeve që kanë qenë të përfshira në rinumërim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Njoftimi i plotë:
Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancën e mbajtur më datë 25.10.2019, ka shqyrtuar ankesën: Anr.378/2019, e paraqitur nga subjektit politik Koalicioni NISMA-AKR-PD, të datës 24.10.2019, me të cilën kanë kërkuar nga PZAP-i që të aprovoj ankesën e këtij subjekti dhe te Urdhërohet KQZ-ja, që të anuloj përjashtoj nga rezultatit i numërimit ne tersi grumbullin e fletëvotimeve të ardhura nga Serbia.
Dhe ankesën: Anr.377/2019, e datës 23.10.2019, e parashtruar nga Veton Berisha – Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), paraqitur kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me anë të së cilës ka kërkuar, që të urdhëroj KQZ-në për rinumërim të 198 vendvotimeve, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në rinumërimin nga ana e KQZ-së, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës të datës 06.10.2019.
Te dy ankesat janë hudhur te palejuara.
Për me tepër informata ju mund keni qasja ne ueb faqe dhe faqen në facebook të PZAP-it për vendimet e PZAP-it Anr.378/2019 te datës 25.10.2019 dhe Anr.377/2019, e datës 25.10.2019