PZAP-i hedh poshtë ankesën e Nismës për votat nga Serbia
30 tetor 2019
| 12:36
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në seancën e sotme ka shqyrtuar ankesën e koalicionit Nisma-AKR-PD kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me të cilën ka kërkuar që të anuloheshin si të parregullta fletëvotimet e ardhura nga Serbia përmes postës.
Më këtë rast, PZAP-i e ka hedhur poshtë këtë ankesë duke e konsideruar pas afati.
Nisma kundër vendimit të PZAP-it do të ankohet në Gjykatën Supreme.
Vendimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU