PZAP-i hedh poshtë kërkesën e LV-së për numërimin e 392 pakove me fletëvotime të diasporës
24 nëntor 2019
| 15:18
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PAZP) ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosjes për numërimin e 392 pakove me fletëvotime të dorëzuara me postë nga votuesit jashtë Kosovës.
LV-ja kishte kërkuar nga PZAP-i që ta urdhërojë KQZ-në që të bëjë verifikimin dhe numërimin e 392, pakove dhe fletëvotime të dorëzuara me postë nga votuesit jashtë Kosovës.
Votat kishin ardhur pesë ditë pas publikimit të rezultateve përfundimtare, ndërsa PZAP-i thotë se nuk kishte asnjë ankesë për këto vota.
Më poshtë mund ta gjeni vendimin e publikuar nga PZAP-i: