
PZAP-i ia rrëzon ankesën LV-së për numrin e votuesve në diasporë
04 shtator 2024
| 16:41
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ia ka refuzuar ankesën Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vendimin për kufizimin e numrit të votuesve nëpër diasporë.
PZAP-i e ka publikuar vendimin për refuzimin e ankesës së LV-së.
Paneli ka konstatuar se ankesat nga udhëheqësit e LV-së nëpër diasporë, nuk janë nën juridiskionin e PZAP-së.
“Hudhen poshtë ankesat si të palejuara”, është thënë në vendimin e PZAP-së.
