PZAP-i miraton dy ankesa të LDK-së kundër LV-së, partia e Kurtit dënohet më 2 mijë e 400 euro

20 tetor 2021 | 15:30

 

Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me 2 mijë 400 euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

PZAP-i ka pranuar ankesën Anr.629/2021 të parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa Vetëvendosjes, i është shqiptuar gjobë në lartësi prej 1 200 euro, në emër të shkeljes së Kodit të mirësjelljes për subjektet politike – Thyerja e heshtjes zgjedhore.

“Detyrohet subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje me seli në Lipjan, që gjobën e shqiptuar si në pikën I të dispozitivit të këtij vendimi ta paguaj në afat prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi, nën kërcënim të shqiptimit të dënimit shtesë”, është thënë në vendimin e PZAP-së.

Ankesa tjetër që është pranuar nga PZAP-i është gjithashtu e parashtruar nga LDK-ja kundër LV-së.

“Pranohet ankesa Anr.619/2021 nga Lidhja Demokratike e Kosovës me seli në Prishtinë, ndërsa subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje me seli në Prishtinë, i shqiptohet dënimi me gjobë në lartësi prej 1 200 euro për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët- vendosja e materialit zgjedhor në hapësirë publike-trafo elektrike”, është thënë në vendim e PZAP-it.

LV-ja detyrohet të paguajë këtë gjobë në afat prej 15 ditëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjilani e ka mposhtur sot Drenicën (2-1) në derbin e…