PZAP-i publikon të dhënat për gjobat ndaj partive politike dhe numrin e ankesave
Rreth 1 milion e 500 mijë euro janë shqiptuar gjoba ndaj partive politike gjatë proceseve zgjedhore 2009-2017.
Ndërkaq prej vitit 2000 deri në vitin 2017 janë parashtruar 29 mijë e 730 ankesa dhe apele në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Këto të dhëna u bënë publike sot në promovimin e dokumentit të historikut të PZAP-it që përfshinë të dhëna prej organizimit të parë të zgjedhjeve në vitin 2000, e deri te zgjedhjet e vitit 2017.
Kryetarja e Panelit të PZAP-së, Gyltene Sylejmani, është zotuar në përmirësimin, rritjen e efikasitetit dhe transparencës në rastet e ankimimit.
Ndërsa, shefi i OSBE-së në Kosovë, që ka kontribuar në publikimin e këtij raporti, Jan Braathu duke vlerësuar procesin e fundit zgjedhor si më të mirin në rajon, ka pohuar se ky publikim është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për institucionet, por edhe për shoqërinë civile në përmirësimin e procesit zgjedhor dhe vet këtij institucioni.