PZAP-i refuzon ankesën e Bekim Jasharit për rinumërim të disa vendvotimeve
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) ka refuzuar ankesat e kandidatit për kryetar të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, për pretendimet e parregullsive gjatë procesit zgjedhor më 17 tetor.
Jashari kishte kërkuar që të hapen kutitë e votimit dhe të rinumërohen votat në disa vendvotime, por, PZAP-i ka refuzuar këtë kërkesë të Jasharit.
“Refuzohet e pabazuar pjesa e apelit A.nr.724/2021 e datës 29.10.2021, e parashtruar nga Lista e Pavarur-Bekim Jashari me seli në Skenderaj, me të cilën ka kërkuar që të hapen kutitë e votimit dhe të rinumërohen vendvotimet 2122b/01D dhe 2101 X/01R, si shkak i parregullsive gjatë procesit të votimit, për zgjedhjet lokale të Republikës së Kosovës të mbajtura me datën 17.10.2021”, është thënë në vendim.