PZAP-i, rreth 44 mijë euro gjoba tri partive politike

11 shkurt 2021 | 17:22

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 43 700 euro ndaj disa partive politike për shkak të shkeljeve gjatë fushatës zgjedhore.

AAK-ja është gjobitur me 22 mijë e 700 euro, Nisma Socialdemokrate me 20 mijë euro dhe PDK-ja me një mijë euro euro.

Këto gjoba erdhën pas ankesave që i janë drejtuar PZAP-it.

Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur dy ankesa, një kundër PDK-së dhe një kundër AAK-së.

Lidhja Demokratike ka paraqitur një ankesë kundër AAK-së.

Organizata Instituti i Kosovës për Demokraci (KDI) ka paraqitur shtatë ankesa: tri ankesa kundër AAK-së, një ankesë kundër PDK-së, një ankesë kundër LDK-së, një ankesë kundër Nismës Socialdemokrate, një ankesë kundër Iniciativës Qytetare “Komuniteti i Bashkuar” – Adrijana Hodzic dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paraqitur një ankesë kundër Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Rahovec.

Prej 11 ankesave të vendosura, PZAP-i ka pranuar të bazuara gjashtë ankesa, një ankesë e ka refuzuar të pabazuar ndërsa katër ankesa i ka hedhur të palejuara.

Gjithsej në seancën e së enjtes janë shqiptuar gjoba në shumë prej 43 mijë e 700 euro.

Natyra e ankesave kryesisht është për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike:

Përdorimi i gjuhës se urrejtjes

Mbajtja e tubimit publik pa paralajmërim,

Shkelja e Kodit te Mirësjelljes

Vendosja e billbordeve ne hapësirat e subjekteve tjera politike

Vendosja e billbordeve dhe panove në prona politike dhe përgjatë rrugëve

Vendosja e shiritave të kuq në rrugë

Largim nga lista e votuesit

Vendosja e posterëve në shtylla elektrike

Vendosja e posterëve në objekte publike

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hernan Crespo është i gatshëm për një aventurë të re…