Vendimi i PZAP-it: Do të rinumërohen të gjitha votat për asamblistë në Podujevë
08 nëntor 2021
| 12:20
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve për kandidatët për Kuvend Komunal në Podujevë.
Këtë vendim PZAP-i e ka marrë pas ankesës së bërë nga kandidati për asamble në këtë komunë nga radhët e LV-së, Xhevdet Maloku dhe 119 kandidatë të tjerë.