PZAP-i urdhëron KQZ-në që të rinumërojë 1 472 vendvotime
11 nëntor 2019
| 15:05
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim lidhur me ankesat e subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 06 tetorit 2019.
Në njoftimin e bërë nga PZAP-i për media thuhet se PZAP-i vendosur që të urdhërojë KQZ-në, për rinumërimin e 1472 vendvotimeve.
“PZAP-i 53 ankesa i ka pranuar të bazuara prej tyre lidhur me 52 ankesa paneli ka vendosur që të urdhëroj KQZ-në, për rinumërimin e 1 472 vendvotimeve”, është bërë me dije në njoftimin e PZAP-it.
/Epoka e re/