PZAP-i vendos për Prishtinën e Prizrenin
04 dhjetor 2017
| 13:38
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë ankesat e LDK-së lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të raundit të dytë në Prishtinë, Dragash dhe Kamenicë.
PZAP-i gjithashtu ka hedhur poshtë ankesat e PDK-së për Prizren, Rahovec dhe Klinë për balotazhin e 19 nëntorit. Edhe ankesa për kryetar të komunës së Shtimes është hedhur si e palejuar.
Kundër këtyre vendimeve është e lejuar ankesa brenda 24 orëve nga momenti i pranimit të vendimit nga pala në Gjykatën Supreme të Kosovës. Ndërsa Supremja duhet të vendos lidhur me ankesat brenda 72 orëve.