
PZAP-ja e refuzon ankesën e LV-së, nuk ka anulimin të votave me postë për LDK-në
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka rrëzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LV), e cila ka kërkuar anulimin e rezultatit të votimit me postë për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Në vendimin e PZAP-it, është thënë se LV-ja nuk e ka sjell asnjë provë se si mund të bëhet një gjë e tillë.
“Refuzohet e pabazuar ankesa A.nr.641/2025 e datës 17.03.2025 e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje me seli në Prishtinë, paraqitur kundër vendimit të KQZ-së me Seli në Prishtinë, nr.01/727-2025 të datës 15 mars 2025, për shpalljen e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të datës 01.02.2025, në të cilën ka kërkuar që të anulohen rezultatet e votimit me postë për subjektin politik Lidhja Demokratike të Kosovë, gjithsej 18 mijë e 933 vota dhe këto vota të largohen nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, ta udhëzoj KQZ-në që të përsërisë votimin me postë në tërësi si dhe t’i largoj nga lista e kandidatëve prej subjektit politik LDK kandidatët e cekur me emër e mbiemër, për shkak të manipulimit të votave të ardhura me postë dhe të mos e lejojnë subjektin politik LDK t’i zëvendësoj kandidatët e larguar”, është thënë në vendimin e PZAP-së.
Në arsyetimin e vendimit të PZAP-it është thënë se partia nuk pushtet nuk ka sjell prova bindëse në argumentimin e ankesës së saj.
PAZAP-ja ka vlerësuar se anulimi i rezultatit të votimit me postë dhe përsëritja e tij duhet të mbështetet në dëshmi të qarta.
“Në raport me këto pretendime në ankesë me asnjë provë bindëse nuk i ka dëshmuar se mbi cilat shkaqe e kërkon një gjë të tillë, pasi që anulimi i rezultatit të votimit me postë dhe përsëritja e tij duhet të mbështetet në dëshmi të qarta për manipulim, qoftë me rastin e dorëzimit apo me rastin e numërimit, e të cilat shkaqe parashtruesi i ankesës ka dështuar që t’i argumentoj”, është thënë në arsyetimin e vendimit të PZAP-it.
Vendimin e plotë mund ta lexoni: KËTU