PZAP-ja hedh poshtë ankesën e VV-së ndaj LDK-së

22 janar 2025 | 11:29

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila pretendonte se kandidati për deputet nga LDK-ja, Sokol Haliti, kishte shkelur rregullat gjatë një aktiviteti në Viti.

Në vendimin e tij, PZAP-ja vlerësoi se pretendimet e VV-së ishin të pabazuara dhe të paargumentuara, pasi nuk u ofruan prova të qarta dhe bindëse që aktiviteti kishte ndonjë lidhje me fushatën zgjedhore apo thirrje për votim, transmeton klankosova.tv.

Videoja dhe fotografitë e paraqitura nga VV-ja nuk treguan asnjë simbol zgjedhor apo aktivitet politik të LDK-së, duke dëshmuar se aktiviteti kishte të bënte me përurimin e një shkolle dhe jo me promovimin e subjektit politik.

PZAP-ja tha se pretendimet e tilla, VV-ja nuk arriti t’i mbështeste në dëshmi të qarta.

Në këtë mënyrë, ankesa u hodh poshtë si e pabazuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 77, Shahin Dervishaj,…