PZAP: Mehmet Ballazhi i PDK-së kryetar i ri i Hanit të Elezit
27 tetor 2021
| 14:58
Komisioni për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP) ka vendosur që kjo komunë është fituar nga kandidati i PDK-së, Mehmet Ballazhi.
PZAP-ja në vendim ka bërë të ditur se i është refuzuar si pabazuar pjesa e ankesës së kandidatit për kryetar të komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma, me të cilin ka kërkuar që të anulohet procesi i votimit për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Po ashtu, PZAP-ja ka dënuar kandidatin për PDK-së për kryetar të kësaj komune, Mehmet Ballazhin, me 10 000 euro për shkak të shkeljes se Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike.