PZAP rrëzon ankesën e VV-së lidhur me votat e Bedri Hamzës

19 mars 2025 | 18:39

PZAP, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka bërë të ditur se ka rrëzuar edhe një tjetër ankesë të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

LVV-ja në ankesën e saj të dorëzuar në PZAP  kishte pretenduar se në shumicën e vendvotimeve në Skenderaj, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza kishte marrë 94% e deri në 100% të votave.

Në vendim thuhet se pretendimet e  VV-së janë të paqëndrueshme, dhe se kjo parti s’ka ofruar asnjë dëshmi me ankesë, me të cilën do të provohet fakti për manipulimin e votave në kutit e votimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik i Kosovës përmes dhënies së bursave të ndryshme…