Qalaj: Bashkëpunimi me VV-në nuk diskutohet, shpresojmë opozita ta bëjë qeverinë

31 mars 2025 | 19:17

Rashit Qalaj, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK] ka deklaruar se kandidati për kryeministër nga PDK e ka potencuar përjashtimin e një mundësie për bashkëpunim me Listën Serbe por edhe me fituesin aktual të zgjedhjeve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Qalaj u shpreh se “shpresojnë që partitë opozitare të formojnë qeverinë e ardhshme” dhe se PDK-ja është aktualisht në fazën e pritjes për thirrjen e seancës konsistuive të Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e kryetarit të saj. Ai në “Five” të Dukagjinit u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar vetvetën nga çdo koalicion i mundshëm me partitë opozitare të vendit.

“Shpresojmë që partitë opozitare ta krijojnë qeverinë. Kemi hyrë në fazën  e afateve kohore që kërkohet për krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Duhet ose jemi pritje për séance konsistuive ku zgjidhet kryetari I Kuvendit dhe pastaj vazhdohet me çështjen e formimit të qeverisë. Partia me shumicë I bie       që të angaszhohet për formimin e qeverisë. Kemi garuar dhe qëllimi kryesor është udhëheqja e qeverisë. PDK-ja si partia e dytë pret shansin e saj për udhëheqjen e vendit.  PDK-ja e gatshme që kurdo që jepet rasti për bartës të përgjegjësisë në udhëheqjen e qeverisë së ardhshme. Lista Serbe do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Partitë shqiptare presin udhëheqjen vetëm me parti të tyre dhe jo ato serbe.

PDK-ja nuk kemi pare program ptë qeverisjes nga partia Kurti. Si mund të krijojmë bashkëpunim ose të bëhesh partner me një parti që nuk ka program qeverisjes”, deklaroi Qalaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministren e…