Qalaj e Hyseni diskutojnë për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional
28 shkurt 2019
| 16:17
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK), Rashit Qalaj, ka pritur në takim zyrtar kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) Bahri Hyseni, me të cilin ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
“Temë diskutimi e këtij takimi ishte vazhdimi i bashkëpunimit ndërinstitucional si dhe zbatimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Policisë së Kosovës (PK), lidhur me ndërlidhjen e sistemeve elektronike dhe shkëmbimin e të dhënave në formë elektronike në mes të KPK-së dhe PK-së”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
/Epoka e re/