Qalaj i PDK-së: Vetëvendosja ka bllokuar Komisionin Hetimor për ta mbuluar krimin

06 maj 2024 | 12:55

Ish-kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar, Rashit Qalaj, i është përgjigjur deputetit të VV-së, Halil Thaçit lidhur me mbarëvajtjen e këtij komisioni.

Qalaj ka deklaruar se partia në pushtet ka bllokuar punën në këtë Komision, siç thotë ai, për ta mbuluar krimin.

Gjashtë muaj kanë përdorur mekanizma për bojkotimin e tij, thotë Qalaj për Front Online.

“Mandati i këtij Komisioni ka mbaruar, sepse me datën 5 prill ka qenë data e fundit kur është dashur të dalim me një raport për atë, por për gjashtë muaj VV ka përdorur mekanizma të ndryshëm që të ndalohet puna e komisionit për rezerva shtetërore, duke u munduar që ta mbulojnë krimin”, potencoi Qalaj.

Deklaratat e zyrtarëve të pushtetit karshi opozitës për Komisionit Hetimor, Qalaj i vlerëson të pavërteta.

“Ne kemi pasur bllokim nga deputetët e VV-së, sepse kanë gjetur lloj-lloj arsye. Krejt çka thonë ata është e pavërtetë dhe vetëm një është e vërtetë: ata kanë pasur qëndrime bllokuese”, thotë Qalaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arabia Saudite ka rritur çmimet e naftës së papërpunuar për…