Qalaj kërkon nga qytetarët që t’i respektojnë masat anti Covid

29 korrik 2020 | 12:20

Situata dhe zhvillimet e fundit në vend, rreth pandemisë Covid -19, numri në rritje i qytetarëve me këtë virus në vendin tonë dhe kërkimi i mënyrave në lidhje me parandalimin e virusit, ishin në qendër të diskutimeve të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj gjatë vizitës së djeshme në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

Drejtori Qalaj, i shoqëruar edhe nga drejtori i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti, përveç diskutimeve për masat dhe angazhimet policore ndaj pandemisë, nga drejtues të DRP-së së Ferizajt, kërkoi implementim të plotë të Planit të ri Operacional të Policisë së Kosovës, i cili parasheh marrjen e të gjitha veprimeve policore me qëllim të ruajtjes së rendit, sigurisë dhe shëndetit publik.

Në këtë takim, drejtori Qalaj, theksoi faktin e marrjes së masave ndaj gjithë atyre që nuk respektojnë masat dhe vendimet e institucioneve shtetërore të parapara ndaj pandemisë Covid-19.

Edhe nga takimi në DRP-në e Ferizajt, drejtuesit e Policisë së Kosovës iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë dhe t’i zbatojnë udhëzimet dhe masat e parapara ndaj pandemisë, në mënyrë që së bashku të arrijmë ta parandalojmë dhe luftojmë përhapjen e virusit.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe sot para Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC) kanë qëndruar…