Qalaj për rastin e 26-vjeçarit: Rasti po hetohet, çështja është e ndjeshme dhe kërkon trajtim ndryshe

19 maj 2020 | 14:14

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka folur për rastin e vdekjes së të riut nga Gjilani në Qendrën e Studentëve që shërben si karantinë.

Qalaj pas raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka bërë me dije se rasti është duke u hetuar.

Sipas tij, çështja është e ndjeshme dhe kërkon trajtim më ndryshe.

“Realisht ne kemi diskutuar për Qendrën e Studentëve dhe aspektin e rolit të policisë në menaxhimin e situatës në këtë karantinë dhe rolin e policisë qoftë jashtë perimetrit të kësaj qendre apo në angazhimin e policisë brenda e që zakonisht është në bazë të kërkesës së personelit mjekësor që është atje”.

“S’mund të jap detaje. Çështja e fatkeqësisë që ka ndodhur është duke u trajtuar dhe nuk kam mandat të flas për momentin. Është çështje e vlerësimit të prokurorit dhe po trajtohet në vazhdimësi, por është e ndjeshme dhe duhet trajtuar mirë”, është shprehur Qalaj. /KK/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, i…