Qalaj: Policët s’do të rrinë në kafe dhe s’do të shkojnë në kisha e xhamia

12 shtator 2018 | 19:39

Drejtori i ri i Policisë së Kosovës, Reshat Qalaj, në emisionin “Frontal” të “Televizionit 7”, ka thënë se ai do të vë disiplinë në Polici.

“Dua të mbahem mend për diciplinën që do ta sjellë në Policinë e Kosovës. Asnjë polic të mos qëndroj në kafiterisë”, ka thënë Qalaj.

Ai shtoi se gjatë orarit të punës një polic mund të shihet në kafiteri vetëm pasi të marrë leje paraprake, nëse ai ka ndonjë takim pune që duhet ta zhvillojë në ndonjë nga kafiteritë.

Po ashtu, Qalaj ka thënë se problem tjetër është shkuarja e policëve në kisha e xhamia.

Ai thotë se nuk ka rregull që e ndalon shkuarjen në objekte fetare për lutje gjatë orarit të punës, megjithatë, kjo sipas Qalajt nuk është e dëshirueshme, pasi nuk mund të jenë plotësisht në krye të detyrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka thënë…