Qalaj: Policëve s’po u paguhen shujtat, IT-të po ikin nga policia dhe FSK-ja

09 shkurt 2022 | 17:04

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka folur për gjendjen e policëve e cila sipas tij është e rëndë.

Ai ka thënë në Kuvendin e Kosovës se policët janë të indinjuar për mospagesën e shujtës.

“Pjesëtari i policisë dhe ai i FSK-së kurrë më keq nuk e ka pasur gjendjen ekonomike në këtë vend. Ata udhëtojnë prej vendeve të ndryshme për të ardhur në punë dhe ata hasin në rrezikshmëri të shumta. Ata duhet të trajtohen në mënyrë të veçantë. Policëve u mungon shujta. Ka një pakënaqësi të madhe te ish-kolegët që t’u paguhet shujta”, ka thënë Qalaj.

Ai po ashtu ka thënë se edhe kuadrot e IT-së po ikin nga policia dhe FSK-ja, dhe të njëjtit sipas tij po kalojnë në sektorin privat apo po e lënë krejtësisht Kosovën.

“Kuadrot më të mira të IT-së po ikin nga policia e FSK-së për shkak të sektorit privat apo po gjejnë punë jashtë vendit”, ka thënë Qalaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një ndeshje fantastike Bashkimi ka mundur Penzën me rezultat…