Qalaj prezanton rezolutën për policinë, ja çfarë përmban
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që ta miratojë rezolutën e propozuar nga ta për përmirësimin e kushteve në policinë.
Përmes kësaj rezolute, PDK-ja kërkon që 15 ditë nga miratimi i saj të ndahen mjetet për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës.
Po ashtu, brenda 60 ditëve të miratohet projektligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë, kurse nga 1 janari 2024 të mbulohet pagesa e sigurimit, raporton “EO”.
Sipas kësaj rezolute kërkohet që policisë t’u kthehen shtesat, të bëhen me sigurim shëndetësor dhe të mundësohet dalja e tyre në pensionim të parakohshëm.
Ai ka përmendur aksionin e 24 shtatorit dhe suksesin e policëve në përballje me terroristët serbë.
“Andaj sipas fjalëve që janë thënë për këtë suksese, duhet të kthehen në vepra. Miratimi i saj do të ishte dëshmia më e mirë për përkushtimin ndaj policisë, kur puna e tyre na bënë krenarë të gjithëve”, ka thënë ai.