Qalaj: Prokuroria e Speciales po dëshiron vetëm të gjejë arsye për moslirimin e Thaçit nga paraburgimi

01 dhjetor 2021 | 13:01

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, i ka quajtur të paqëndrueshme argumentet e përdorur nga Prokuroria e Gjykatës Speciale për moslirimin me kusht të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Qalaj ka thënë kjo prokurori po dëshiron vetëm të gjejë arsye për mos ta liruar Thaçin.

“Kjo çka ka bërë prokuroria është tejet e ulët. Ajo po dëshiron vetëm të gjejë arsye që ta refuzojë lirimin me kusht. Policia e Kosovës e ka bërë detyrë që të iu ofrojë siguri liderëve që duan ta vizitojnë veriun e Kosovës. Edhe presidenti Thaçi ka shprehur dëshirë që ta vizitojë veriun dhe ne i kemi ofruar siguri ashtu që vizita të shkojë pa problemi”, ka thënë ai për “Klan Kosovën”.

Deputeti i PDK-së ka thënë se prania e tij në aktivitetet në veri së bashku me ish-presidentin Hashim Thaçin nuk ka të bëj me afërsi personale.

“Jo, kjo nuk ka të bëj me afërsi personale. Po të isha edhe sot si drejtor i policisë, do të kisha shkuar me secilin. Por, po dëshirojnë të gjejnë veç arsye që ta refuzojnë lirimin me kusht”, është shprehur Qalaj.

Në dokumentin e kësaj prokurorie është publikuar një fotografi ku ish-presidenti Hashim Thaçi, shihet së bashku edhe me Rashit Qalajn, i cili ka qenë drejtori i Policisë së Kosovës.

Kështu kjo prokurori një nga arsyet se pse e kundërshton lirimin e Thaçit, është se ka dyshime se Policia e Kosovës mund të mbajë garancinë e ofruar për shkak të dyshimit se ish-kreu i shtetit të Kosovës mund të ketë afërsi me krerët e këtij institucioni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës kërkojnë nga qeveria…