Qalaj: Qeveria Kurti e ka ‘kapur’ policinë

31 gusht 2022 | 08:16

Ish-drejtor i Policisë së Kosovës dhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se pushteti aktual e ka degraduar çdo institucion publik.

Ai është shprehur se kjo qeveri dhe çdo qeveri që do të vijë në ardhmen duhet të ketë kujdes me institucionet.

“Jo policinë, por të gjitha institucionet të cilat realisht janë duke punuar, mund të them që pushteti aktual e ka degraduar çdo institucion, ajo po bën përpjekje që t’i kap edhe sindikatat, iu ka shpallur në një far mënyrë luftë edhe grevistëve, realisht pushteti aktual është duke degraduar çdo institucion në të cilën kohë po veprojmë dhe unë besoj që nuk është rruga e duhur”.

“Është krejt normale që kur të zgjidhet qeveria të ketë edhe ndryshime të menaxhenteve në institucionet e ndryshme, por kjo nuk do të thotë që qeveria të ndikojë direkt që komplet struktura organizative e institucioneve të ndryshme të ndryshojë. Unë mendoj që kjo qeveri dhe çdo qeveri që do të vijë në ardhmen duhet të jenë shumë të kujdesshëm, sa i përket institucioneve, e sidomos institucioneve të pavarura”, ka thënë ai për “Klan Kosovën”.

Ai gjithashtu ka folur edhe për rastin e dhunimit të 11-vjeçares dhe dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm të policisë.

“Nëse kemi pasur raste të lajmëruara më herët dhe Policia e Kosovës nuk ka ndërmarrë veprimet e duhura, edhe pse mos të harrojmë që gjithmonë hetuesit policorë kur kemi të bëjmë me vepra penale të dhunimit dhe vepra penale tjera të rënda, vepron sipas instruksioneve të prokurorit të rastit, ndërsa prokurori i jep udhëzimet gjithmonë duke u bazuar në deklaratat që i ka marrë polici, respektivisht hetuesi që e interviston viktimën në këtë rast dhe nëse Policia e Kosovës i ka kryer të gjitha veprimet, atëherë nuk do të kishte arsye, ndërsa nëse policia ka dështuar, nuk e ka trajtuar si duhet, realisht nuk e ka trajtuar fare apo ka dështuar në trajtimin e rastit, normalisht qe do të kisha dhënë dorëheqje dhe do të kisha kërkuar edhe dorëheqjen që nga polici dhe zinxhiri komandues deri lart”, është shprehur  Qalaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, e ka lëshuar një deklaratë…