Qalaj tregon pse iu bashkua PDK-së

14 janar 2021 | 13:42

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka aderuar sot në PDK.

Në një konferencë për medie, ai ka deklaruar se ka vendosur t`i  hyj politikës për shkak të degradimit të institucioneve të sigurisë, raporton “Epoka e re”.

“Duke parë që nga brenda nuk mund të ndikoj që ky degradim të ndërprehet, meqenëse ky degradim po vie nga politika vendosa që vet të kyqem në politikë që të jap kontributin tim për aq sa kam hapësirë dhe më lejohet  që t’i forcojmë këto institucione të sigurisë që të jenë sa më të pavarura sa më të zhvilluara. Besoj që bashkërisht do t’ia dalim”, ka thënë Qalaj, duke treguar se pse k vendosur t`i bashkohet pikërisht PDK-së.

“Në këtë parti kam shumë shokë, shumë miq, që kanë kontribuar në etapa të ndryshëm për çlirimin e vendit. E kam pasur të vështirë të jap dorëheqje nga policia”, ka deklaruar ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, ka realizuar shpërndarjen e…