Qalaj viziton kadetët policorë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK), Rashit Qala, ka vizituar në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), me ç’rast në paradën e mëngjesit ka inspektuar kadetët e rinj të gjeneratës së 54-të.
Drejtori Qalaj u ka dëshiruar mirëseardhje kadetëve të rinj dhe njëherit i ka inkurajuar ata që të japin maksimumin e tyre në përfundimin me sukses të trajnimit, i cili pritet të zgjasë deri në shtator të vitit 2019.
Njëkohësisht është kërkuar nga kadetët që të tregojnë angazhim, përkushtim dhe disiplinë të lartë gjatë trajnimit në akademi, për të arritur rezultate sa më pozitive si në anën profesionale, e po ashtu edhe në atë të shkathtësive fizike.
Implementimi i programeve dhe trajnimeve të dizajnuara në bazë të standardeve më të larta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundimit të ligjit, do të jenë primare dhe obligative për të gjithë, në mënyrë që të arrihet profesionalizëm më i lartë në shërbim të vendit dhe qytetarëve.
Vizita e drejtorit Qalaj dhe e zyrtarëve të lartë të PK-së, përfshirë edhe zyrtarin nga ICITAP-i amerikan, ka përfunduar pasi kanë përcjellë edhe një pjese të ligjëratës nga instruktorët policorë pran kadetëve.
/Epoka e re/