Qalaj viziton liderët e UÇK-së në Hagë: ‘Ne jemi mirë kur Kosova është mirë’

15 qershor 2022 | 15:00

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka vizituar liderët e UÇK-së të cilët janë duke u mbajtur në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Me këtë rast, Qalaj, ka thënë se ata janë të vendosur për ta mbrojtur luftën e UÇK-së.

“Dje dhe sot në Hagë vizitova çlirimtarët tanë z. Hashim Thaçi, z. Kadri Veseli, z. Rexhep Selimi dhe z. Jakup Krasniqi. Ata si gjithmonë të fortë e shumë të vendosur në mbrojtjen e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , lirisë dhe pavarësisë së vendit. ‘Ne jemi mirë kur Kosova është mirë!’”, ka shkruar Qalaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

May be an image of 1 person, standing and outdoors

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës,…