Qalaj: VV-së i ka rënë mbështetja, presim zgjedhje në muajt e parë të 2024
Deputeti i PDK-së Rashit Qalaj deklaroi se partia e tij ka pritje për mbajtjen e zgjedhjeve në muajt e parë të vitit 2024.
Sipas tij, qytetarët janë të zhgënjyer me Qeverinë Kurti.
“Njerëzit janë të zhgënjyer pikërisht për shkak të krizës ekonomike dhe çështjeve sociale dhe për shkak të shumë aferave”, tha Qalaj në T7.
Qalaja beson se zgjedhjet nacionale do të mbahen në muajt e parë të vitit 2014.
“Besoj që zgjedhjet qendrore do të jenë shumë shpejtë, së paku pritjet e mia dhe të PDK-së zgjedhjet do të jenë shumë shpejtë, ndoshta në muajt e parë të vitit që po hyjmë dhe do ta shihni që do të ketë një rezultat krejt tjetër”, u shpreh ai.
Ai u shpreh se tashmë qytetarët e kanë parë keqqeverisjen e Qeverisë Kurti.
“Adresimi i të gjitha keqpërdorimeve të këtij pushteti kanë arritur ta bindin bukur-shumë qytetarin e Kosovës për keqqeverisjen që e kemi sot dhe të kërkojnë alternativë për zgjedhjet e reja”, shtoi Qalaj.