Qarku i Vlorës kaplohet nga zjarri, drejtori i zjarrfikësve thotë se nuk kanë kapacitete

26 korrik 2021 | 14:12

Situata me zjarret në qarkun e Vlorës mbetet problematike dhe po behet shumë e mundimshme për t’u kontrolluar. Disa vatra njëkohësisht në të gjithë qarkun dhe terreni i vështirë malor e bëjnë akoma më të vështirë punën për zjarrfikësit.

Drejtori i zjarrfikësit në Vlorë, Kastriot Bega, ka pranuar se nuk ka burime njerëzore për të mbuluar gjithë territorin.

“Me kapacitetet që ne kemi, me automjetet qe ne kemi dhe me ketë vapë e kemi të vështirë që të përballojmë situatën”, ka thënë ai.

Aktualisht në qarkun e Vlorës janë 38 punonjës të shërbimit zjarrfikës ndërsa sipas drejtorit të këtij sektori numri normal në raport me popullsinë e qarkut do të duhej të ishte 104 zjarrfikës, raporton “A2”.

Drejtori Kastriot Bega ka thënë se shumica e vatrave të zjarrit janë të qëllimshme. Situata më e vështirë për tu menaxhuar është ajo në zonën e Dukatit. Deri më tani janë shkrumbuar 36 hektar kullota dhe 1.5 hektar pishë e rrallë ndërsa për shkak të terrenit të vështirë zjarri vijon ende në ditën e katërt.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetë persona kanë humbur jetën tragjikisht të dielën si pasojë…