Qasja e Albin Kurtit për energjinë në vazhdimësi ka qenë problematike

19 janar 2022 | 13:29

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar sërish sa i përket çmimit të energjisë elektrike në vend.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se çmimi i mashtrimit, pasojë e mosdijes apo interesave klienteliste.

“Prandaj pyetja ime publike është, nëse të gjitha veprimet për energjinë, fshehin diçka më të madhe se sa mungesa e përvojës së Kryeministrit. A mos ka këtu interesa klienteliste të Qeverisë e të një pjese të opozitës që po hesht”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i tij:

Çmimi i mashtrimit, pasojë e mosdijes apo interesave klienteliste

Qasja e Albin Kurtit për energjinë në vazhdimësi ka qenë problematike.
Kur ishte në opozitë ka kundërshtuar ndërtimin e Kosovës së Re, me arsyetimin që do të dilte rryma më shtrenjtë, megjithëse çmimi i saj po rezulton se do të na dilte për disa herë më i lirë;
Sapo ka ardhur në Qeveri, me arsye qesharake për të mos thënë banale e ka refuzuar gazin amerikan, që do të ishte një burim shtesë i prodhimit të energjisë;
Ka shpenzuar dhjetëra milionë për pagesën e rrymës për qytetarët serbë në veri;
Njëkohësisht ka vazhuar ta subvencionojë blerjen e rrymës me dhjetëra milionë të tjerë të taksapaguesve;
Megjithë këto shpenzime enorme të parasë publike, ai ka vendosur që ta shtrenjtojë energjinë për qytetarët në një masë të papërballueshme.
Kam dashur të besoj se të gjitha këto veprime të palogjikshme të tij në report me energjinë, kanë qenë rezultat i mungesës së dijes dhe përvojës së tij qeverisëse.
Por kanë ndodhur aq shumë veprime skandaloze, sa që të krijohet bindja se të gjitha këto janë bërë me skenar për të shkatuar një situatë të papërballueshme për qytetarin e shumë profitabile për “mafian energjetike”.
Prandaj pyetja ime publike është, nëse të gjitha veprimet për energjinë, fshehin diçka më të madhe se sa mungesa e përvojës së Kryeministrit. A mos ka këtu interesa klienteliste të Qeverisë e të një pjese të Opozitës që po hesht.
Kryeministër, qytetari e ka kuptuar se çështja e energjisë mban erë, pavarësisht përpjekjeve tuaja për ta arsyetuar shtrenjtimin e rrymës. Nuk do të mund t’i shpëtosh reagimit qytetar në rastin e parë që ata i marrin faturat që nuk do të mund t’i përballojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë…