Qasje shumëdimensionale në studimet albanologjike

09 korrik 2021 | 14:00

 Prof. dr. Bahtijar Kryeziu, Qasje shumëdimensionale në studimet albanologjike(Begzad Baliu dhe studimet albanologjike të tij), ERA, Prishtinë, 2021, f. 308.

Profesor BegzadBaliun e kam njohur prej rreth tri dekadash e pamjet që më sillnin biografia, bibliografia dhe lista e citimeve, që nga ditët e para të punës së tij, në Institutin Albanologjik të Prishtinës, për muaishin shpresëdhënëse.

Që atëherë kisha një parandjenjë se kemi të bëjmë me një djalosh me një intuitë të mprehtë dhe studiues të angazhuarme tërë qenien e tij në shkencat albano­logjike. Kjo dhe më bëri kureshtar që ta përcjellja punën e tij e të bindem se nuk më kishte mashtruar mendja.

Dhe, pas pak kohësh, hoqa mëdyshjet kur ai, jo më si studiues në Institutin Albanologjik, por kur ia kishte mësy Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës. E deshi puna e mbarë qëtriherë të vlerësoj punën e tij dhe tri herë të shkruaj referatet për zgjedhje e rizgjedhje përmësim­dhënie:herën e parë për pranim në FE, kur vinte nga Instituti Albanologjik, e pastaj edhe për ngritjen e tij profesionale-shkencore, së parinë gradën “Profesor asistent” (2005) e pas 4 vjetësh edhe në gradën “Profesor i asocuar” (2009),kur isha në krye të komisioneve recensuese, ashtu si edhe për gradën “Profesor i rregullt” (2013), bashkë me dy anëtarët e tjerë të komisionit: prof. dr. ShefkiSejdiu dhe prof. dr. AbdullahZymberi,e qënga tetë kandidatët e paraqitur në konkurs për lëndët: Gjuhë amtare I, II, Metodologji e gjuhës amtare dhe Kulturë gjuhe, si përfundim të vlerësimit tonë, kishim dhënë unanimisht këtë propozim:

“Duke pasur parasysh në sa u tha më lart, për shkallën e kualifikimit të kandidatëve, të veprimtarisë dhe të angazhimeve të tyre, qoftë në procesin e mësimdhënies, qoftë në hulumtimet dhe studimet e ndryshme në fushën e albanologjisë, të botuara në revistat më prestigjioze në vendin tonë ose jashtë vendit, me e pa “impactfactor”,  si dhe duke u bazuar në veprat studimore të kandidatëve, në monografitë e tyre, në abstraktet e konferencave shkencore, në botimet e tjera të tyre në gazeta, përmbledhje të veçanta punimesh, si dhe në pjesëmarrjet e tyre në kongrese, simpoziume, konfe­renca e tubime shkencore-profesionale, mund të themi se nga tetëkandidatët konkurrentë për një mësimdhënës për lëndët/kurset e paraqitura në konkurs, më së miri dhe në harmoni të plotë me Statutin e Universitetit të Prishtinës, kushtet i plotëson kandidati prof. asc. dr. BegzadBaliu. Andaj, Komisioni me kënaqësi të veçantë u propozon organeve përkatëse të Fakultetit të Edukimit, përkatësisht të Universitetit të Prishtinës, që në titullin  “Profesor i rregullt” në Fakultetin e Eduki­mit për lëndët e lartshënuara të zgjidhet  profesori i asocuar i deritashëm i këtyre lëndëve/kurseve – Dr. BegzadBaliu”.

Krahas punës profesionale në mësimdhënie, në plotë­simin dhe realizimin e detyrave të punës që kishte në fakultet, profesor Baliu nuk  stepej së angazhuari as në hulumtimet e studimet e pareshtura në shkencat alba­nologjike. Veprat e bardëve tanë: Aleksandër Xhuvani, Eqrem Çabej, IdrizAjeti, Androkli Kostallari, SelmanRizaj, JupKastrati, Rexhep Qosja, Mahir Domi, Shaban Demiraj, GjovalinShkurtaj, SeitMansaku, Tomor Osmani, Kolec Topalli, DavidLuka, Besim Bokshi, Rexhep Ismajli, Shefkije Islamaj, ValterMemisha etj., ashtu si dhe veprat e albanologëve e shkencëtarëve të huaj të mëdhenj: JohannGeorgvonHahn, Theodor A. Ippen, FranzBopp, KarlReinhold,, GustavMajer, HolgerPedersen, NorbertJokli, MaksimilianLamberc, Ferdinand de Sosyr, EduardSapir, Aleksandër Stipçeviq, RadoslavKatiçiq, Baron Nopça, MilanShuflaj, Konstantin Jireçek, LajosThallóczy, KarlPatsch, HansKrahe, JoachimMetzinger, Johallas, ItaloFortino, MetteoMandala etj.

Ata që e kanë vizituar kabinetin e tij nuk e kanë pasur vështirë të shohin në tavolinën e tij botimet enciklo­pedike me karakter historik dhe bashkëkohor, botimet origjinale të dy shekujve të fundit në fushë të albanologjisë; latinisht, greqisht, sllavisht, gjermanisht, frëngjisht, anglisht, italisht etj. Më vështirë e kanë t’i shohin disa qindra vëllime enciklopedike në fushë të gjuhësisë në gjuhën angleze, frënge, italiane e serbo­kroate, por studiuesi ynë nuk përton të tregojë burime të shumta literature në shumë arkiva e biblioteka europiane, prej të cilave ai merr jo vetëm botimet me karakter historik, po edhe fjalën e fundit të dijes në fushë të gjuhësisë.

Të trashëguara nga brezi i mësimdhënësve të tij, një literaturë e përzgjedhur teorike qëndron prore mbi tavo­linën e tij të punës, ashtu si buka e shtruar në sofrën e punëtorit të uritur. Jo vetëm këta e veprat e tyre u bën inspirim e nxitje për profesor Baliun për t’u futur thellë e më thellë në shkencë, ashtu si njeriu i zhytur në “baltën e gjallë”. Ai hulumtonte, sa përkrahësit e prejardhjes së shqipes e të shqiptarëve, në baza shkencore, po aq edhe ata që e shtrembëronin të vërtetën tonë historike. Duhet të njohësh mendimin që të mund ta kundërshtosh, për më tej duhet studiuar atë që të mund ta thuash fjalën tënde, ndryshe nuk ka kuptim përvoja e etërve tanë për nyjat themelore të gjuhësisë shqiptare, të prejardhjes dhe origjinës së gjuhës shqipe e të popullit shqiptar. Të parëve ua jepte krahun, të dytëve ua thyente qafën me argumente të pamohueshme shkencore. Shih për këtë e shumë probleme të tjera të rrahura, kisha drojën, se do ta ketë vështirë të përballojë atë punë aq të hapët që kishte kapur përpara, meqë ia kishte dhënë “kosës si hapët” – i kisha thënë njëherë, pa të keq, në aq fusha studimesh, përkujdesje veprash e parathënie të shkruara për ato vepra e studime*, si p.sh.:

  1. Në fushë të albanologjisë;
  2. Në fushë të onomastikës dhe leksikografisë;
  3. Në fushë të bibliografisë;
  4. Në fushë të studimit të letërsisë dhe të krijimtarisë letrare;
  5. Në përgatitjen e veprave etj.

Dua të kujtoj këtu përkushtimin e tij dhe të kolegëve të tij që në këto tryeza e konferenca shkencore të jenë të pranishëm sa më shumë studiues, që të dërgohen sa më shumë ftesa dhe që në këto vëllime të sillen e botohen sa më shumë tekste të tyre, pa e theksuar kurrë vërejtjen për numrin e faqeve, sikur veprohet shumë herë sot. Le të theksojmë këtu vëllimet që na bashkonin në kohët më të vështira: Rëndësia e veprës së Gustav Majerit për studimet albanologjike, IAP (1998); Eqrem Çabej – Jeta dhe vepra (2003); Eqrem Çabej, Studime për onomastikën historike të shqipes (në proces), Tiranë, 2016; apo vëllimet me të cilat ai shëmonte se si nderohen etërit dhe bashkëkohësit e albanologjisë dhe të gjuhësisë: JupKastrati, Bibliografa e Prof. dr. Eqrem Çabejt, Prishtinë, 2003; JupKastrati, Bibliografi albanistike, I, Prishtinë, 2003; JupKastrati, Figura të ndrituna të Rilindjes Kombëtare, I, Prishtinë, 2003; ShefkiSejdiu, Sprova etimologjike, (përkujdesja dhe parathënia e mr. BegzadBaliut), Prishtinë, 2002; ShefkiSejdiu, Struktura, sisteme, raporte, (përkujdesja dhe parathënia e mr. BegzadBaliut), Prishtinë, 2002; ShefkiSejdiu, (Iliro-arbroro)shqiptarët dhe gjuha e tyre në Universin globalist, (përkujdesja, parathënia dhe pasthënia e prof. dr. BegzadBaliut), Prishtinë, 2016 etj.

Le të theksojmë këtu edhe përkushtimin e tij në projekte të mëdha të karakterit kombëtar, të cilat ai i ka në proces dhe të cilat, sikur shprehet në letrën dërguar Akademisë së Shkencave “dëshironte t’i realizojë brenda Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës:

  • Historia e albanologjisë (në pesë vëllime)
  1. Fjalori mikrotoponimik i Kosovës(në dhjetë vëllime)
  2. Onomastikoni i romanit shqiptar(në pesë vëllime)
  • Monografi për: Profesor Idriz Ajetin, Profesor Eqrem Çabejn, Profesor Jup Kastratin, Profesor ShefkiSejdiun

Falë interesimit dhe angazhimit, dëshirës dhe guximit të tij, deri më tash ka fituar të drejtën e hulumtimit të arkivave familjare të profesor Eqrem Çabejt, JupKastratit, IdrizAjetit etj., për të cilët herë pas here punon në monografi të veçanta për jetën dhe veprat e tyre. Ka bërë hulumtime edhe në arkiva publike e private të rajoneve, jo vetëm shqiptare dhe të studiuesve të ndryshëm të cilët kanë lënë emër në shkencë. Se besimi ndaj tij rritej gjithnjë e më tepër, gjatë tri dekadavetë fundit i është besuar përgatitja e veprave studimore të Eqrem Çabejt, Jup Kastratit, Shefki Sejdiut, Zenun Gjocajt, Ruzhdi Ushakut, Bahtijar Kryeziut, NuhiVeselajt etj.

Me një fuqi vullkani që ka në shpirt, profesor Baliun, duket se nuk ka çka e ndalë: as në botimin e veprave të njëpasnjëshme, as në paraqitjete tij me punime në shtypin periodik a në revistat tona e të huaja, as në pjesëmarrje në ngjarje shkencore albanologjike, as në organizimin e tryezave e konferencave shkencore, as në përgatitjen e studimeve disa vëllimshme të veprave nga fusha të ndryshme albanologjike etj.

Në atë hulli zotimesh e studimesh serioze e me gjithë përkushtimin e nevojshëm, po në radhë të parë edhe me pajisjen e duhur me njohje shumë të gjerë që ka fituar, ndoshta edhe shteruese, të gjithë asaj që ishte thënë edhe më parë për shumë probleme gjuhësore, profesor Baliu, edhe njëherë i bëri çështje pune e vlerësimi, duke peshuar, analizuar shumë probleme te të cilat ende nuk ishte vënë pika mbi shkronjën i. Ky qëndrim i tij, prej një studiuesi të përkorë, veçanërisht në fushën e studimeve albanologjike, për të saten herë, më bëri kureshtar të marr përgjegjësinë e të shkruaj disa radhë në këtë vepër, jo ndoshta në përmasat çfarë e kërkon ky libër, e jo as edhe në atë shkallë që do ta dëshironin ky studiuesit dhe lexuesit i këtij libri.

Veprimtaria shkencore e profesor dr. Begzad Baliut  është shumë e gjerë dhe për çdo ditë e më tepër po plotësohet me prurje të reja. Vetëm artikujt në organet shkencore dhe në përmbledhjet e kongreseve a të konferencave e tubimeve të ndryshme albanologjike ndërkombëtare, kombëtare dhe vendore, kalojnë numrin 120, pos rreth 30 veprave të botuara: monografi dhe studime në fushën e onomastikës, ku dhe “zuri në thua” për të parën herë, por edhe libra e studime të tjera për gjuhën, historinë e gjuhës, kulturën shqiptare, po dhe për kulturën e gjuhës e normën e sotme të shqipes standarde, si dhe shumë recensione, parathënie librash studimorë ose monografi nga fushat përkatëse, pa lënë anash, natyrisht, as punën e madhe që po bën në përgatitjen, e nesër edhe botimin, e disa veprave në disa vëllime, që gjithsesi paraqesin dëshmi të fortë për një studiues entuziast e të palodhur asnjëherë, saqë njeriu mund të pyes veten: ku e merr atë kohë e energji profesor Baliu për t’ia dalë në krye të gjitha atyre punëve?!

Një punë të madhe dhe shumë të rëndësishme, prof. Begzadi shënonë paraqitjen e aktiviteteve të tij në fushë të organizimit të aktiviteteve albanologjike, të konferencave shkencore në gjithë hapësirën shqiptare, në kohën kur në vitet e ’90-ta, në flakët e luftës dhe të përpjekjeve për çlirim, Baliu, si asistent i sapoemëruar, me kolegët e tij të Institutit Albanologjik të Prishtinës organizonte konferenca shkencore për përvjetorë studiuesish, për çështje të ndryshme të albanologjisë, aktivitete për përurim veprash të rralla etj., e këto të dhëna mungonin në CV-inë e tij. Ndihesha natyrshëm mirë që pjesë e këtyre aktiviteteve dhe studiuesve të përuruar isha edhe unë, ndërsa profesor Baliu njëri prej organizatorëve dhe folësve për veprën time, madje jo vetëm njëherë. Duke parë biografinë e shkruar në mënyrë mjaft modeste, unë kujtoj edhe sot një zotim të tij të pashembullt në organizimin e aktiviteteve shkencore e përuruese në gjithë hapësirën shqiptare dhe madje në shumë qendra europiane ku flitej për shqiptarët dhe albanologjinë. Me këtë rast, sot kur kthejmë shiritin e mbamendjes në prapavajtje, më kujtohet se si pas Luftës së Kosovës, disa nga kolegët tanë shkencëtarë, për herë të parë uleshin në siparin e konferencave shkencore të universiteteve në Shkodër, Tiranë, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Tetovë, Shkup, Ulqin, Budapest, Turun, Varshavë (Poloni) etj., falë angazhimit, pikërisht të profesor Baliut, që ata të shkojnë në mënyrë të organizuar në këto ngjarje të rëndësishme për albanologjinë, historinë, kulturën e traditën shqiptare.

Ajo që e ka karakterizuar dhe e veçon sot Begzad Baliun është natyra miqësore e tij. Kolegët e tij sotflasin jo vetëm për miqësinë e tij me profesor Jup Kastratin po edhe për një trashëgimi intelektuale të tij në duart e B. Baliut; flasin jo vetëm për miqësinë e tij me profesor Idriz Ajetin, po edhe për trashëgiminë e arkivit të tij tani pronë intelektuale e tij; flasin jo vetëm për miqësinë e tij me profesor Shefki Sejdiun, po edhe për një trashëgimi të pasur intelektuale të intelektualit të madh në duart e Baliut, e kështu me radhë.

Lënda e planifikuar për botim në këtë vepër, përveç Parathënies dhe Përmbylljes, ka edhe 6 pjesë:

  1. Veprimtari e begatë shkencore e prof. dr. Begzad Baliut;
  2. Vepra të prof. dr. Begzad Baliutnë synorin e prof. Bahtijar Kryeziut;
  3. Sintezë e biobibliografisë së prof. dr. BagzadBaliut;
  4. Referatet e anëtarëve të komisionit për propozimin e prof. dr. Begzad Baliut për anëtar korrespondent i ASHAK-ut;
  5. Mesazh i profesor Begzad Baliutdhe ankesa e tij drejtuar ASHAK-ut;
  6. Fragmente nga vlerësimet e studiuesve për veprat e prof. B. Baliut.

Sikundër mund të shihet prej përmbajtjes, përveç vlerësimeve që kemi bërë për veprat e tij, një pjesë ekëtij vëllimi del nga Dosja e konkurrimit të tij në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, pjesë e së cilës ishte edhe kontributi ynë, si anëtar komisioni.

Me botimin e kësaj vepre, jemi të vetëdijshëm se nuk janë përfshirë të gjitha ato të dhëna nga një mal veprimtarie e prof. Begzad Baliut. As ne nuk kemi mund, e besojmë se as vetë profesor Baliu nuk do të mundë ta kujtojë gjithë atë punë kolosale që ka bërë deri me tashti, edhe pse teknologjia e sotme na mundëson që më pak të harrojmë.

Gjilan, qershor 2021               

Image preview                          

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada Amerika ka dalur me zë kritik ndaj shkarkimit të…