“Qatar 2022”, të hënën luhen tri ndeshje
20 nëntor 2022
| 23:35
Tri ndeshje janë në orarin e ditës së hënë të Botërorit “Qatar 2022”. Holanda luan me Senegalin, ndeshje kjo e mbetur nga Grupi A, si dhe zhvillohen dy ndeshje nga Grupi B: Anglia me Iranin dhe SHBA me Uellsin.
Botërori “Qatar 2022” ka filluar sot. Ndeshja e parë ishte mes Katarit nikoqir dhe Ekuadorit, një përballje që u fitua nga latinoamerikanët me rezultat 2-0.
Ditëve të tjera do të zhvillohen nga katër ndeshje brenda një dite.
Në kampionat po marrin pjesë gjithsejt tridhjetë e dy skuadra kombëtare.