“Qatar Charity” dhuron katër motokultivatorë për fermerët mitrovicas

20 qershor 2018 | 13:32

Në kuadër të subvencionimit në bujqësi,  organizata “Qatar Charity”, në Komunën e Mitrovicës, të mërkurën ka shpërndarë katër motokultivatorëve për fermerët, përkatësisht bujqit mitrovicas.

 Ky subvencionim bëhet me qëllim të ndihmës në zhvillimin e bujqësisë në komunën e Mitrovicës.

 Vlera totale e këtij subvencionimi arrin shumën 6 400 euro duke përfshirë edhe pajisjet shtesë të motokultivatorëve, frezë, kosa dhe një rimorkio.

 Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, i cili ishte i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Ekrem Sadiku, ka falënderuar organizatën “Qatar Charity”, të cilët po ndihmojnë zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme në bujqësi.

 “Këto pajisje do t’ju ndihmojnë fermerëve në aktivitetet e përditshme në bujqësi, si dhe në ngritjen e kualitetit dhe produktivitetit të prodhimeve. Përkrahja për bujqësi do të vazhdojë edhe në të ardhmen edhe nga organet komunale, duke subvencionuar dhe mbështetur në vazhdimësi fermerët”, ka thënë Mujka.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e Gjermanisë, Lothar Matthaus, ka kritikuar super yllin e…